....::::WwW.ArTa1.Page.Tl::::....
  Nuk Pihet Kafja Pa e Marr Dikën Neper Goj
 
Nuk pihet kafja, pa e marrë dikë nëpër gojë.

Shumica thonë që nuk u bëjnë shumë përshtypje thashethemet, mirëpo del se nuk janë indiferent ndaj tyre.

Disa të rinj thonë se “nuk pihet kafja pa e marrë dikë nëpër goje”, të tjerët pohojnë se një gjë e tillë nuk është veti e mirë për karakterin e njeriut. Dihet qartë se në shoqërinë tonë, të prira për të bërë thashetheme më shumë janë gjinia femërore, pa e përjashtuar mundësinë edhe të disa personave të gjinisë mashkullore.

Zanë Hoxha nga Prishtina thotë se nuk e ka shprehi të merret me thashetheme. Ajo shpjegon se kur vendos të dalë me shoqet e veta në kafeteri, muhabeti fillon për problemet dhe për hallet e ndryshme. “Mendoj se si popull jemi të prirë për t’u interesuar për problemet e të tjerëve dhe për këtë arsye lindin edhe thashethemet, të cilat në të shumtën e rasteve mund të kenë efekte negative për personin që bëhen”, thotë Hoxha.

Arbëresha Talla shprehet se i pëlqen që gjithmonë të tregojë gjëra të mira që i kanë ndodhur dikujt. “Kjo edhe nëse konsiderohet thashetheme, mendoj se nuk mund të ketë efekte negative“, thotë Arbëresha.

“Nëse gjërat që ndodhin do të thuheshin ashtu siç janë në realitet, nuk do të kishte ndonjë problem të madh, por njerëzit kurrë nuk i thonë gjërat ashtu siç i dëgjojnë nga të tjerët pa i shtuar apo pa i munguar diçka”, shprehet Jona Xhemajli, nëntëmbëdhjetëvjeçare nga Prishtina.

Ndërkaq, Fjolla Kavaja mendon se çdo shoqëri në botë, ashtu si te ne, merret me thashetheme. Por, sipas saj, është e rëndësishme që duke bërë thashetheme të mos lëndohet askush.
“Nuk më pëlqen të flas për të tjerët dhe po ashtu nuk kisha dashur që ndokush të merret me problemet dhe hallet e mia, sepse çdokush e ka intimitetin dhe jetën e vet private, dhe nuk është e drejtë që të bëjmë thashetheme, duke e lënduar dikë”, thotë Zana Elshani.
Dukagjin Mehmetaj mendon se thashethemet janë më të përhapura në vendet ku ka më pak banorë.

Nora Pllana, nëntëmbëdhjetëvjeçare nga Prishtina, thotë se shoqëria në të cilën jetojmë është e rrethuar nga thashethemet dhe doemos je pjesë e tyre. “Unë për vete nuk bëj thashetheme. Kam halle e obligime të mjaftueshme personale dhe mendoj që kohën time është më mirë t’ia kushtojnë vetes”, thotë Nora.
V.AHMETI/Kosovasot
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free