....::::WwW.ArTa1.Page.Tl::::....
  Tradhtia Vret Me shum Se Plumbi !
 

Tradhetia vret me shume se plumbi.

TRADHETIA DHE GENJESHTRA JAN MEKAT ,MASHTRIMI DHE UREJTJA NUK SJELLIN FAT, E KALUARA DHE E TASHMJA JAN MIQËT E JETES,TRADHETIA ME QELLIM ESHTE SHKELJE E BESES.



Kjo eshte nje histori e nje familje emigrantesh,qe i takon shpesh ne kete emigracion,ku ne tani kemi zgjedhur te jetojme dhe te rrisim femijet tone.Por ne disa raste,qe ne vend qe familja te jete me e bashkuar ,kur merr rrugen e emigracionit,asaj i krijohen teper probleme sociale.Kjo vjen nga mungesa e dijes dhe e kulture ,qe ka gruaja apo burri,apo dhe te se bashku,ndaj duke dashur te hyne, ne nje sistem te ri dhe te integrohet ne ate sistem,ato,humbin cdo gje qe ka te perbashket me familjen e tyre.Keshtu qe ato mbesin ne udhe dhe nuk dine as nga te shkojne pastaj.E keto raste i degjon shpesh.Lere pastaj ne keto vende ,ku merret per baze fjala e femijve dhe e grave,qe ndikon se tepermi ne jeten e familjes,si ne rastin e meposhtem,ku gruaja si nje njeri i paformuar, nga shkalla intelektuale don te arrije dicka,por nuk din se cfare kerkon dhe pastaj behet objekt negativ i shoqerise,duke sjelle deme dhe tek femijet,qe jane fidanishtja e te ardhmes.Por e keqja eshte dhe kur nuk ka ne krah nje familje me pikepamje te shendoshe,se po te jete familja e gruas e tille,ajo detyrohet ti kthehet familjes dhe te vazhdoje jeten e saj.Por kur dhe familja e gruas ka shume probleme ne vetvete,nuk eshte e afte as te mbroje pjesetaret e familjes se vet,nga cdo e keqe qe i kanoset.Degjon vetem genjeshtrat e mashtrimet e bijes se tyre dhe arrine deri kur perballet me njerez,ne nje banalitet faktesh dhe akuzash.Keshtu ka ndollur dhe ne historine e meposhtme.

Autori

# # #


Cifti kishte 20 vite martese dhe jeta e tyre kishte kaluar neper probleme te shumta,si familjare dhe probleme te tjera sociale.
Familja ishte e perbere prej 4 antaresh dhe kishte pak vite qe jetonte ne mergim.Djali i familjes ishte 14 vjecar,por ai ne femirine e tij kishte kalur nje semundje dhe si nena dhe babai e kishin pike te dobet te familjes krahas femijes tjeter dhe ai ishte me i perkedheluri i familjes.Ai perfitonte me shume perkujdesje dhe kishte nje liri veprimi, sipas kerkesave e deshirave te tij. Nese ai kerkonte dicka per te blere prinderit i rrinin gadi.Me kalimin e kohes djali filloi te rritej me ate perkujdesje,por babai me kalimin e kohes dhe duke u kritikuar nga njerez te familjes si dhe shoke te tij qe femijet duhet te trajtohen njesoj,ai filloi te ndaje kujdesin tek te tre femijet e tij njesoj,por e ema i rrinte me afer dhe ajo vazhdonte njesoj si me pare nje perkujdesje te jashtezakonte per djalin duke i kushtuar me pak perkujdesje per vajzen e tyre.Bashkeshortja bente dhe rolin e diktatorit mbi djalin e saj,ajo e rrinte,kur ai i prishte terezine e saj,apo e kundershtonte.E ne kete menyre ajo donte ta pregatiste ne nje te ardhme,qe ta kishte ne krah te vetin per cdo gje.
Ne mes ciftit filluan konfliktet per punen e djalit,ku bashkeshorti kerkonte qe femijet te trajtohen njesoj,por bashkeshortja vazhdonte ne te sajen.Bile ne bisedat e ndryshme familjare dhe tek miqte e familjes dhe tek vizitat tek shoqet e veta ajo filloj te fliste me admirim per femiljen e saj ,duke folur ne sy te djalit,duke e mbivlesuar per punet e tije,per pregatitjen e tij ne shkolle e shume e shume te tjera. Shume te afert te familjes i terhiqnin vemendjen nenes qe mos ta lavdronte djalin e saj ne sy te tij para njerzve,sepse do ta demtonte femijen e vet..Por ajo mendonte se te tjeret ja kishin inat ,se djali i saj ishte me i mire dhe me i pregatituri ne shkolle.Dhe keshtu ajo vazhdonte ritualin e saj pa u ndaluar fare,megjithse bashkeshorti vazhdimisht i hiqte verejtjen,se nuk po ben mire, qe po e lavdron djalin ne sy te te tjerve ,sepse vec po e demton me shume ate,por ajo nuk degjonte njeri vec mendjes se saj. Dhe kur dilte vazhdimisht djalin e mirrte me vete dhe shpenzonte te holla dhe e poroste te birin qe mos ti tregonte babait qe ata te dy shpenzonin te holla pas kriter.

Nje dite babai tek kthehej nga puna peson nje aksident te rende me makinen e tij dhe e dergojne ne spital te demtuar shume rende dhe mjeket nuk garantojne jeten e tij.Situata e tij ishte mjafte e rende dhe per nje perudhe te gjate ai qendron ne gjendje kome.Situata ne familie veshtiresohet shume sepse kryefamiljari nuk kishte shprese per jete,por me kalimin e kohes jeta i tij filloi te merrte te perpjeten dhe te gjithe u gezuan qe ai i iku vdekjes.Ai qendroi per nje kohe te gjate ne spital sepse ishte i demtuar rende dhe sipas mjekeve, do te mbetej per tere jeten invalid.Pas disa muajve kryefamiljari doli nga spitali dhe te gjithe u gezuan.Shume njerez erdhen per vizita dhe i uruan shendet dhe jete te gjate ne gjirin e familjes.Ai tashme nuk mund te leviste,por ditet i kalonte ne shtepi ,duke pare televizor dhe duke lexuar ndonje liber qe ja binin shoket dhe miqte e tij.Jeta e tij veshtiresohej cdo dite,kur shikonte shoket e tij tek dilnin ne pune dhe shkonin e vinen tek njeri- tjetri. Ai ditet i kalonte me shume ne vetmi,sepse bashkeshortja shkonte ne pune dhe femijet shkonin ne shkolle.Ate e pushtonte stresi i perditshem dhe fitoi dhe nje lloj nervoziteti,sepse i dukej, se askush nuk e kuptonte dhe nuk e mbeshteste dhe ashtu, ai mbyllej ne vetvete.Vajza e tij i qendronte shume afer duke u perkujdesur shume per babain e saj.


Pas disa muajsh qendrimi ne shtepi komuna i afron nje ndihme duke i siguruar nje vend per te bere stervitje per te riaftesuar vetveten dhe i krijoi mundesine me nje taksi duke e marre tre here ne jave dhe e dergonte ne nje qender trajningu,ku punojsit e qendres i qendruan prane dhe treguan kujdes te vazhdueshem per te.Pas nje periudhe kohe ai filloi te leviste me ndihmen e nje karroce invalidesh,por gjithnje nen perkujdesjen e nje njeriu qe e shoqeronte vazhdimisht nga shtepia e deri ne qender te trajningut dhe anasjelltas. Bashkeshortja i mori edhe rolin e bashkeshortit ne shtepi dhe i duhej te kryente dhe punet e burrit qe me perpara nuk i kishte bere,por vete kushtet e paaftesise, se burrit e detyruan ti bente.Djali ishte bashkeudhetari i saj ne cdo vend apo zyre,qe ajo trokiste.

Brenda vetes se saj filloi te hynte dhe nje dicka tjeter,se si do ta kalonte jeten tashme me nje invalid,sepse bashkeshorti ne te kaluaren kishte punuar shume dhe ajo per nje kohe relativisht te gjate kishte qendruar ne shtepi.
Mendimet e saja, ajo aty ketu ne nje forme apo ne nje tjeter i shprehte dhe tek prinderit e saj dhe njerzit e afert te familjes se saj. Ne takime me shoqet e saj filloi te hidhte ndonje mendim ,apo te tregonte ne menyre indirekte ndonje ngjarje me invalide,duke kerkuar ne nje menyre apo ne nje tjeter ndonje mendim nga shoqet e saja. Por nga shoqet e saja dhe njerzit e saj i flisnin me adhurim per bashkeshortin e saj,sepse ai kishte qene nje njeri i zgjuar dhe nje punetore dhe njeri qe gjithe kohen ja kushtonte, vec punes dhe familjes. Ishte njeri qe nuk e perdorte, as duhanin dhe akolin,u kujdesonte per femijet e vet dhe bashkeshorten e tij. Keshtu qe bashkeshorja filloi te distancohej nga ato qe i flisnin mire per bashkeshortin dhe kerkonte njerez qe i perkrahin mendimet e saja .
Mosha e saj ishte rreth te 40-tave dhe si mund ta kalonte jeten me ate bashkeshorte ne ate gjendje.Ajo bisedonte me te birin dhe i fliste atij keq per te jatin,sikur gjoja ai u bertiste me pa te drejte.Gruaja keto biseda filloi ti hedhe dhe gjate takimeve ne komune.

Ne keto biseda merrte pjese te vazhdueshme dhe i biri dhe keshtu ,ai filloi gradualisht te krijoje nje urrejtje per babain e vet ,duke ja pregatitur terrenin dhe e ema. Ne shtepi djali nuk interesohej fare per te jatin.Shpesh here kur i jati i kerkonte nje gote uje, ai i thonte motres e nenes se tij , qe coni babait uje se po ju kerkon ju.Ai gjithe kohen e kalonte ne kompjuter ne dhomen e tij dhe aty qendronte me ore te tera,vec ne ditet ,kur dilnin me te jemen per te kryer ndonje pune shtepije apo takime e mbledhje te ndryshme ne komune,apo dhe vizita te ndryshme ne raste ditelindjesh apo fejesash e martesash te ndryshme dhe te vizitat tek shoqet e saja.

Dhe keshtu kalonin ditet e muajte njeri pas tjetrit.

Djali ishte perseri nen kujdesin e vazhdueshem te nenes se tij dhe ishte vazhdimisht i pranishem ne bisedat e nenes se tij gjate vizitave e takimeve te ndryshme e keshtu gradualisht krijohej vetevetiu hendeku ndermjet babait dhe djalit te tij,duke ndihmuar ne kete drejtim dhe e nena e tij.
Kerkesat tashme te djalit me kalimin e kohes vinin gjithnje ne rritje, me rritjen e moshes se tij.
Dhe e ema me deshire, apo pa deshire per ta bere sa me per vete djalin detyrohej ,qe atij tja plotesonte te gjitha kerkesat e tij.Megjithse ato arrinin here- here shume te konsiderueshme.
Babai i shihte dhe shpesh behej me nerva dhe i fliste te shoqes,duke i thene,qe po e demton femijen duke ia plotesuar te gjitha teket e tij,por asaj ne njerin vesh i hynin dhe ne tjetrin i dilnin fjalet e bashkeshortit te saj,sepse truri i punonte ne tjeter krah.Ai vec donte qe djalin ta kishte mbeshtetje ne cfardo situate qe te paraqitej.
Bashkeshorti kishte nje dashuri te madhe shume per bashkeshorten e tij dhe per femijet dhe shpesh ,ai kete ja shprehte dhe me fjale bashkeshortes se tij,por asaj aq i behej,se cfare fliste bashkeshorti.
Gjate gjithe jetes se tyre bashkeshortore ai kishte qene nje mbeshtetje e sigurte per bashkeshorten e tij,duke e mbrojtur dhe ne situata te ndryshme,qofte dhe para prinderve dhe njerzve te tij,nga dashuria e tij e madhe dhe e sinqerte per bashkeshorten e vet.
Shpesh here ai ne biseda me shoket,kur binte fjala per bashkeshortet,ai thonte qe bashkeshorten ,une nuk e kam vec bashkeshorte,por dhe shoqe dhe nje kolege te mire.
Por nga disa njerez te tij,ai ishte kritikuar,bile ne nje rast, njeri i kishte thene,qe ju po luani dhe rolin e avokatit te te gruas suaj dhe atij i kishte ardhur shume inat dhe ishte larguar nga ai dhe nuk komunikonte me me te vec ,pse i kishte thene ato fjale.E te gjitha keto vinin nga sinqeriteti i tij i madh dhe nga dashuria e tij per bashkeshorten e vet.
Por bashkeshortja nuk kishte te njejtin mendim sikur bashkeshorti i saj .Ne koken e saj tashme kishte hyre nje mendim krejt i kundert, nga ai qe kishte bashkeshorti. Dhe dashuria e saj per bashkeshortin ,sa vinte dhe ftohej, cdo dite dhe per kete ishte ne dijeni dhe djali i familjes,ku ai babain e shihte tashme me nje sy tjeter,jo te mire,si nje njeri qe nuk kontribon ne familje. Ai nuk donte tja dinte, se babai kishte kaluar nje situate jashtezakonishte te rende,por zoti i madh i kishte shpetuar jeten,qe te ishte ne mesin tyre.Por ai nuk donte tja dinte kesaj,ai vec donte teket e veta, ti plotesoheshin dhe babai ju bente pengese ne ndonje rast per realizimin e ndonje gjeje dhe donte te krijonte pavarsine e vet nga babai dhe donte qe te krijonte nje jete me nene dhe motren, larg babait te tij e kjo kuptohet se gjinte dhe perkrahjen e nenes se tij e cila ne nje menyre ,apo ne nje tjere ju bente mbeshtetese e mendimt te tij,sepse dhe asaj i pelqente veteqeverisja dhe mendimi i saj, se ajo eshte e zonja ti dilte e vetme, mbane femijve te saj.
Ajo kishte harruar premtimin qe i kishte bere burrit te saj ne diten e venies se kurores,si ne te mire dhe ne te keq do te ishin ne krah te njeri tjetrit. Tashme ato fjale i kishte tretur koha larg shume larg dhe ishte harruar premtimi i bere.Ajo vazhdonte punet e veta te perditshme.por dhe konfliktet ne familje shtoheshin per dite,me dashjen e saj duke i krijuar mundesi dhe femijve, se babai nuk po sillet mire me te para tyre.Por babai nuk kuptonte prapaskenat qe i beheshin,sepse ai kishte besimin e plote tek bashkeshortje e tij dhe nuk mendonte, se nje dite do te ndodhte nje gje qe atij do ti kushtonte shume.
Ai me ate inteligjencen e tij i jepte keshilla bashkeshortes,duke e keshilluar, qe mos te bente shpenzime pa kriter,duke blere gjera te panevojshme,por te krijonte mundesi, qe te ndante ne njeren ane ndonje leke, per nje situate te veshtire, qe mund te kete familja ne te ardhmen.Por keshillat e tij binin ne vesh te shurdher.
Pas disa kohve fillun dhe konfliktet baba e djale,bile djali arriti deri aty, sa nje dite ju drejtua te jatit me keto fjale:-Ti baba je xheloz per nenen ,per ate ti ben gjithe kohen ben fjale me te.
Dhe pas atij konflikti djali filloi ti kerkonte llogari te jatit,se pse ai nuk fillonte punen,te gjente nje pune qe mund ta bente dhe te mos rrinte kot ne shtepi.Keto kundervenie ishte te nxitura dhe nga nena e tij qe i fliste te birit te saj here pas here.Dhe hendeku midis paleve vinte dhe shtohej dhe babai filloi te behej i urryer nga djali i tij dhe cdo gje ai filloi ta kundershtonte te jatin,nuk i jepte as nje ndihme.Kur babai e keshillonte ,ai largohej dhe mbyllej ne dhomen e tij,por dhe kur i fliste babai djalit e shoqja ju kundervihej ne sy te djalit,duke i thene, qe ti je gabim e jo djali dhe ai merrte zemer dhe pastaj dhe me shume i kundervihej te jatit.
Nje dite tek pushonte babai ,ai me te motren e tija filloi te bente zhurme dhe babai u zgjua dhe ashtu duke u mbeshteur pas muri e kape per nofulle me teper per ti futur friken te birit dhe djali me ta kape i jati del nga shtepia dhe largohet ne drejtim te paditur. Nena e tij behet merak gjoja dhe merr dhe vajzen dhe i vihet nga pas djalit.
Djali kur kishte dale nga shtepia kishte thirre ne telefonin e tij nje kujdestar, qe ai kishte dhe ai se bashku me nenen dhe motrat kishin shkuar ne spitalin me te afert se gjoja se, ishte ushtruar dhune nga babai ndaj djalit,sepse cdo gje ishte e pregatitur me pare nga bashkeshortja e tij ,ne bashkepunim me kujdestarin e djalit.
Ne spital me nderhyrjen e atij kujdestarit, ishte bere nje raport marramendesh,se sikur djali ishte dhunuar jashte mase dhe kishte shenja te renda te dhunes se ushtruar nga babai i tij.Ky raport i ishte percjelle komunes,ku ishte thirrur dhe bashkeshortja per te deshmuar,ku dhe ajo kishte deklaruar, se cdo gje e thene nga i biri eshte me se e vertete.Djali nder te tjera kur ishte thirre ne bisede kishte deklaruar, se babai ka dhunuar, jo vetem mua, por edhe nenen dhe mua me ka rrahur mesatarisht dy deri tre here ne jave.
Megjithse komuna ishte ne dijeni per invaliditetin e kryefamiljarit,ato moren per baze fjalet e thena nga bashkeshortja e tij dhe e biri dhe pasi u mblodh nje komision u vendose, qe te hiqen te tre nga shtepia duke e lene kryefamiljarin te vetmuar.
Bashkeshortja ne shtepi nuk i kishte thene gje fare te shoqit se cfare kishte folur ne komune dhe cfare djali kishte deklaruar me pa te drejte.
Pas nje jave dy perfaqesues nga komuna shkojne ne shtepi te shoqruar dhe me policine dhe i tregojne kryefamiljarit, per masen qe kishte marre komuna dhe i dorzojne ne dore vendimin qe komisioni i ngritur per ate qellim kishte marre.Kryefamiljari ishte fare i pa vene ne dijeni dhe kerkoi sqarime te metejshme per ate vendim te padrejte ,qe ishte marre ndaj tij.Ai kerkoi nga perfaqesuesit e komunes ballafaqim te rastit,sepse ai kishte qene thjeshte nje incident dhe jo te shkonte ceshtja deri ketu.POr ai i ngrati nuk dinte se cfare lojen te ndyre kishte bere bashkeshortja e tij ,duke futur djalin e tyre ne kete loje te felliqur.
Kjo sipas tij ishte fare e padrejte,por ato vazhdinin ne te veten.
Dhe u larguan duke e lene kryefamiljarin ne meshiren e fatit.
Kjo situate e re per te ishte shume e rende dhe ashtu i vetmuar tashti ne shtepi,vec qante dhe nuk dinte, se cfare e si eshte zhvilluar ngjarja ne fjale.Ashtu ai me karrocen e tij kerkoi qe te takohej ne komune dhe te merrte me shume sqarime,por askush nuk i jipte pergjigje,pervec se disa shoke te tij, qe ju gjinden prane per ta ndihmuar .Per muaj me radhe ai nuk mori fare pergjigje dhe e shoqja ,kur i telefononte i thonte, qe nuk dinte gje fare, se per cfare ka ndodhur kjo pune.
Ditet e muajte kalonin dhe ai ,ashtu i vetmuar i kryente vete nevojat e veta,duke telefonuar dhe pyetur familjen e tij per te gatuar e pregatitur ushqimet qe i nevojiteshin.
Ai here pas here dhe ne telefon kerkonte nga komuna qe ta ndihmonin,sepse ishte i pafuqishem te kryente nevojat e veta,por ato nuk iu pergjigjen fare, per me teper se 7 muaj nuk mori asnje pergjigje,pastaj nje dite i erdh nje leter ,qe te paraqitej ne nje mbledhje ne komune dhe aty i thane per ta ndihmuar,por athere ai e kundershtoi ndihmen,duke u thene se ku ishit deri tani,qe me late pa asnje perkrahje,por vetem me ndihmen e shokeve te mije e kam perballuar nevojat e mija.
Dhe ashtu u largua nga komuna, duke mos pranuar fare, asnje ndihme nga ana e tyre.

Komuna i caktoi takimet vetem me femijet e tij ,nje here ne dy jave dhe me vezhgues,sikur te kishte ndolle ndonje hata e madhe.Kaluan muaj ashtu ne vetmi dhe nje dite i vjen nje leter, ku i shkruhej, qe bashkeshortje ka kerkuar divorcin nga ai.Ai fillon te qaje me denese,sepse nuk e priste nje gje te tille nga bashkeshortje e tij.Pas dy ditesh,nje telefonate nga avokati i tij ,ku i kerkoi te takohej ,me te dhe ai ashtu me nje taksi mori rrugen deri ne zyren e avokatit,ku avokati ja parashtroi kerkesen per divorc nga bashkeshortja e tij.Valle si te vepronte,ta nenshkruante ,apo jo.Keto mendime i kaloni ne koke,ndersa avokati po i lexonte lenden per divorc.Ne fund avokati i thote qe ju duhet ta nenshkruani ose mund te mos e nenshkruani,por mos nenshkrimi do te kete problem per takimet tuaja ne te ardhmen me femijet e tu. Athere ai i nenshkruan leter dhe drejtohet ne shtepi ashtu i perlotur.

Ditet i kalon ashtu ne vetmi te plote,duke pare televizor dhe duke bere ndonje shetitje te shkurter.

Ndersa bashkeshortja jeton tashme ne nje qender aty prane me femijet e saj.Jeta e tij veshtirsohet, cdo dite e me shume, se dhe mosha ben punen e vet,por ashtu ai i kalon ditet e veta,pa ditur prapaskenat e kurdisura me pare,megjthese nje pjese te tyre ,tashme me kerkesa ta vazhdueshme prane komunes dhe me shume veshtiresi,ka arritur te marre disa nga te dhenat, qe bashkeshortja dhe djali i tij kane deklaruar ne komune dhe me to ai me ndihmen e nje shoqate humanitare po punon,, qe keto fakte ti ballafaqoje nje dite me realitetin,por koha ecen me ritmin e saj e jeta e tij shuhet ashtu te vetmine e tij te plote.

 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=