....::::WwW.ArTa1.Page.Tl::::....
  Kush Duhet Then Fjalen e Fundit Ne Shtepi ??
 

Mua më takon të vendos në këtë shtëpi, tha i zoti i shtëpisë, një njeri i arsimuar.
- Pse? e pyeti krejt e qetë gruaja.
- Sepse unë jam burrë, – iu përgjigj burri.
- Mirë, po a nuk është e jona kjo shtëpi? A jemi të ndryshëm ne të dy?, pyeti gruaja, por nuk mundi të fliste më sepse ai e ndërpreu:
- Nuk dua kundërshtime. Mua më takon të them fjalën e fundit në këtë shtëpi. Kështu është dhe pikë.

Shumica e burrave shprehen me fjalët se “burrat janë të fortë, prandaj i takon të thonë fjalën e fundit dhe të vendosin”. Në një farë mënyre, e nënvlerësojnë gruan ose e vendosin atë në plan të dytë. Pikërisht dhe fjalët “mos iu përziej punëve të burrit”, apo “flokët e gjata e mendtë e pakta”, janë rezultat i këtij mendimi, apo jo?

Por nëse një burrë mendon se gruaja e tij i ka mendtë e pakta, atëherë pse e zgjedh atë si shoqe jete dhe si bashkëshorte? Nëse gruaja është vetëm një shërbëtore në shtëpi e cila përgatit gjellën, atëherë pse e thërret ‘grua’? Mos vallë martesa është fushë lufte për të shfaqur fuqinë e bashkëshortëve? Apo mos është një fushë në të cilën ka filluar lufta e fjalëve “do bëhet si them unë e jo si thua ti”. Nëse në një martesë bashkëshortët e shohin veten si një individ dhe mundohen të shprehin ndikimin e tyre tek tjetri, atëherë ajo martesë është e rrezikuar. Bashkëshorti i cili fillon këtë luftë duhet të analizojë veten.

Sepse dy njerëz të ndryshëm bashkohen për të formuar një familje. Bashkojnë jetën e tyre në këtë familje. Dhe nga ky bashkim lind fjala ‘ne’ dhe jo ‘unë’ apo ‘ti’. Kur themi ‘ne’, bashkëshortët mendojnë së bashku, vendosin bashkë dhe firmosin një lumturi të përbashkët. Ata të cilët nuk mund ta perceptojnë diçka të tillë dhe nuk shkruajnë fjalën ‘ne’ në certifikatën e martesës, nuk mund të arrijnë lumturinë e vërtetë ngaqë nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.

Debati i forcës dhe ndikimit krijon depresion dhe stres. Kur burri thotë fjalët “unë them fjalën e fundit në këtë shtëpi”, atëherë koncepti ‘ne’ zhduket dhe del në pah një familje ku mbizotëron burri dhe gruaja mbahet nën presion dhe shtypje.

Në këtë mënyrë çifti, do të diskutojë vazhdimisht në temat “kam të drejtë unë”, “ti s’ke të drejtë”, “do bëhet si them unë”, etj,... Gruaja do t’i shmanget diskutimit ose do të mbyllet në vetvete. Do ndihet e vetmuar duke menduar se nuk është e vlerësuar. Në shumicën e rasteve mund të kalojë në depresion, sëmundje që përjetohet shumë këto kohë.

Nga na tjetër, burri është i fortë. Dhe nuk ka nevojë të punojë apo të përpiqet për të shfaqur forcën. Nëse forcën fizike e përdor përballë gruas për t’iu imponuar, thjesht bëhet i dhunshëm, por nëse e përdor për ta mbrojtur dhe për ta bërë të lumtur, atëherë do të jetë siguresa e familjes dhe dashuria e bashkëshortes.

Të gjitha vendimmarrjet në shtëpi duhen miratuar nga të dy bashkëshortët dhe gjithçka të kryhet me pëlqimin e të dyve, përderisa kanë marrë përsipër që të krijojnë një familje

 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free